Statistika: 7000 foshnja vdesin çdo ditë në botë

7000 foshnja vdesin çdo ditë në botë dhe rreth 15 mijë kanë humbur jetën pa mbushur moshën 5 vjeç. Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi vdekshmërinë foshnjore thuhet se ka një ulje të numrit të jetëve të humbura para moshës 5 vjeçare nga viti në vit. Konkretisht vitin e kaluar ka pasur 5,6 milionë vdekje, ndërkohë që në 2000-shin ishin 9,9 milionë. Për të reduktuar shifrat, drejtuesit e UNICEF kërkojnë zbatimin të politikave të hartuara. Deri më tani fenomeni i vdekjes së foshnjave është problematik, kryesisht në Azinë jugore, Afrika sub-Sahariane, Indi e Pakistani. UNICEF deklaron se nëse do të ishin zbatuar politikat e duhura, do të ishin reduktuar rreth 86% e rasteve. Ndërkohë që sot, sipas raportit, shumë fëmijë lindin të kërcënuar dhe si shkaqe për vdekshmërinë, renditen pneumonia, diarreja dhe sëmundje të tjera infektive.

Share With:
Translate »
712 Views