Vendimi i ri i qeverisë: Libra shkollorë falas për nxënësit e arsimit fillor

Nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Ky është vendimi i marrë së fundi nga qeveria, ku thuhet se çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100 për qind nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM.

Blerja e teksteve në emër të prindërve për llogari të nxënësve do të kryhet nga institucioni arsimor. Ndërkohë, sa i takon likuidimit të faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”.

Për zbatimin e këtij vendimi është parashikuar një fond prej 270 milionë lekësh, i parashikuar në buxhetin e miratuar në vitin 2018.

Share With:
Translate »
685 Views