Veprimi i tmerrshëm që bëri i riu për t’i abortuar fëmijën të dashurës

Një skenar të frikshëm ka zgjedhur një i ri afrikano-amerikan për të eleminuar fëmijën e tij të palindur në barkun e të dashurës së tij shtatzënë.

Theophilous Uashington 21 vjeç i hodhi acid në gotën me ujë të dashurës e cila ishte vetëm dy muaj shtatzënë.

Sipas gazetës Neë York Daily Neës, studenti i Universitetit Millersville pranoi para policisë se këtë veprim e ka bërë me dashje ia sepse nuk donte që e dashura e tij të lindte fëmijën e tyre.

Studenti akuzohet për tentativë kriminale për të kryer vrasje të shkallës së parë të një fëmije të palindur së bashku me rrezikun e pamatur të vajzës së re.

Kjo e fundit ka shkuar me urgjencë në spital pasi menjëherë sapo kishte pirë gotën me ujë kishte ndjerë djegie të forta në stomak.

Fatmirësisht, pas ndërhyrjes së mjekëve vajza shpëtoi bashkë me fëmijën e saj.

Share With:
Translate »
578 Views