Vetëm 9 vjeç! Ju prezantojmë me miliarderin më të ri në botë

Ky fëmijë Nigerian 9-vjeçar thuhet se është miliarderi më i ri në botë, i cili udhëton nëpër botë me avionin e tij privat dhe ka disa pallate në emrin e tij. Mompha Junior nga Lagos, Nigeri u bë pronar i rezidencës së tij të parë në moshën 6-vjeçare. Ai ka një ‘ushtri’ të tërë supermakinash.

Megjithatë, ai është shumë i vogël për t’i ngarë ato dhe nuk është aq i gjatë sa të arrijë pedalet e makinave. Emri i vërtetë i Mompha junior është Muhammed Awal Mustapha. Ai është një “baby influencer” me afro 27,000 ndjekës në profilin e tij në Instagram. Ai poston rregullisht në Instagram duke treguar stilin e jetës së tij luksoze për ndjekësit e tij. Ai ndan foto dhe video të ngrënies së vakteve luksoze dhe lundrimit në një avion privat. Ai ka shumë makina, duke përfshirë këtu dhe një Ferrari.

Muhammedi është djali i multimilioneres nigeriane të famshme të internetit Ismailia Mustapha, e cila quhet Mompha. Mompha senior ka shije po aq të shtrenjta sa djali i tij, dhe është i njohur për shpenzimet e tij ekstravagante dhe stilin e jetës.

Share With:
Translate »
156 Views