Vetëm si gjyshe nuk ngjan: Lorik Cana na prezanton me nënën e tij super yll

Lorik Cana po jeton ditët më të bukura në pritje të fëmijës së dytë që do vijë në jetë. Pak ditë më parë lajmin e ëmbël të shtatzënisë e dha vetë bashkëshortja e Lorikut duke publikuar foto me barkun e rrumbullakosur.

Kështu Loriku do bëhet baba për herë të dytë e nëna e tij gjyshe sërish.

Mirëpo nëna e Lorikut nuk ngjan aspak si gjyshe. Ish-kapiteni ka postuar sot një foto krah të ëmës dhe bukuria e saj ka bërë që të vërshojnë komplimentat.

Loriku e shoqëron postimin me një fjalë: “Nanaaaa” dhe një zemër.

Tani e kuptuam nga e ka marrë bukurinë Loriku.

Share With:
Translate »
539 Views