Vetëvrasja e Chester lidhet ngushtë me fëmijërinë e tij

Ndarja e parakohshme nga jeta e Chester Bennington, në moshën 41-vjeçare, nxjerr dhe detaje nga jeta private e ish-liderit të “Linkin Park”. Ai përballej me probleme të depresionit dhe varësia nga droga e alkooli pasqyrohej dhe në muzikë. “Crawling” është një shembull i mirë i kësaj pjese të jetës së tij. Në një intervistë, këngëtari rrëfeu se abuzimet ndaj tij në fëmijëri diktuan dhe sjelljet në moshë më madhore. Bennington ishte abuzuar seksualisht nga një shoku i tij më i madh, nga mosha 9-13 vjeç: “Në fillim nisi si diçka kurioze, një gjë e re e paprovuar, si një eksperiment, por më pas u bë e padurueshme dhe e dhunshme. Më rrihte dhe detyrohesha të bëja gjëra që s’doja t’i bëja. Më shkatërroi besimin te vetja. Nuk doja që njerëzit të mendonin se isha gay apo se po gënjeja. Ishte një eksperiencë e tmerrshme”. Chester nuk e ka treguar asnjëherë identitetin e abuzuesit të tij. Ai u ndje i braktisur dhe nga familja. I ati, një polic që për koincidencë merrej me çështje të abuzimeve me minorenë, punonte shumë dhe u divorcua nga e ëma kur ishte 11 vjeç. Trauma e abuzimit e futi Bennington në rrethin e varësisë. E ëma e ndoqi nga shtëpia kur ai ishte 17 vjeç, prej përdorimit të drogës. Situata u përkeqësua akoma më shumë gjatë karrierës muzikore të Chesterit, derisa në vitin 2016 anëtarët e “Linkin Park” ndërhynë për ta ndihmuar.

 

 

Share With:
Translate »
830 Views