Nëna e Rita Orës ruan sende tradicionale për të bijat

“Mbajtja e vlerave të traditës familjare duke i ekspozuar tek fëmijët vlerat kulturore dhe tradicionale është çelësi i identitetit të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Vera Ora. Secili nga na ka gjëra të cilat i ruan me shumë xhelozi. Por, Vera Ora, nëna e Rita Orës, ka ruajtur diçka shumë të veçantë dhe tradicionale. Ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një fotografi, ku shihet duke e veshur Rita Orën kur ishte e vogël me një këmishë tradicionale shqiptare, të cilën e ka trashëgimi nga gjyshja për të dyja vajzat e saj, Ritën dhe Elenën. “Tradita e familjes mbahet duke i takuar fëmijët me vlerat kulturore e tradicionale, dhe kjo është çelësi i identitetit te tyre. Kjo këmishë mëndafshi ‘SHORTE’ kaloi tek @elenaora dhe @ritaora nga gjyshja e madhe që ne do ta çmojmë përgjithmonë. # traditat #fotofamiljare #momentilumtur #respekt #trashëgimiakulturore“, shkruan Vera Ora në Instagram. Në këtë postim nuk e ka lënë pa komentuar edhe Rita Ora, si duket kjo fotografi e ka kthyer në kohë

Share With:
Translate »
920 Views