“Jam Landi, po mbytem! Jorgjia të kujdeset për fëmijët”! Gjendet varka e braktisur në Zvërnec, brenda saj gjendet letra prekëse

Lajme të këqija raportohen nga Zvërneci, vendi ku është gjetur një varkë peshkimi e braktisur.

Ajo që na ka bërë të dyshojmë se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në atë varkë është pikërisht një letër e gjetur gjatë kontrollit të varkës. “Unë jam Landi, po mbytem! S’kam më kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët”, me siguri kjo është një letër lamtumire e cila është lënë për familjarët e personit në fjalë.

Ende nuk është hedhur dritë mbi këtë histori apo identitetin e autorit të kësaj letre. Menjëherë pas kësaj ngjarje kanë nisur hetimet ndërsa pritet edhe një informacion zyrtar nga ana e policisë.

Share With:
Translate »
3089 Views