VIDEO/ I mituri troket në derën e komshiut: Kam nevojë për disa miq, ata më bullizojnë
Një video e një djali të vogël po bën xhiron e rrjetit, teksa ka mbledhur më shumë se 66 milionë shikime.
Djali i moshës rreth 12 vjeç Shayden nga Teksasi, ka shkuar tek fqinji, i ka rënë ziles dhe i ka bërë kërkesën prekëse.
“Kam nevojë për disa miq” dëgjohet t’i thotë i mituri fqinjit të tij, ndërsa videoja është bërë virale në TikTok.
Kërkesa prekëse e tij u regjistrua nga kamera në zilen e shtëpisë së fqinjëve të tij, Brennan Ray dhe Angel Hammersmith, teksa më pas është postuar në rrjet.
“Çfarë ke shoku im?” Brennan Ray dëgjohet duke pyetur Shayden.
“Hej, thjesht doja të pyesja nëse njihni ndonjë fëmijë këtu përreth, 11 ose 12 vjeç, sepse kam nevojë për disa miq. Kam vërtet nevojë për to”- tha i mituri.
Rei i tha djalit të shkonte në një shtëpi pak më poshtë ku e dinte se dy fëmijë jetonin, por i vogli tha se me ato është konfliktuar.
@brennanray Its takes 2 seconds to make someones day, you never know what people are going through until you get a chance to talk to them. This young man is well mannered, kind, and brave. So tiktok can we help shayden make some friends???#fyp #bekind #nobullying #love #kindness #letschangetheworld