Video kthehet virale, mësuesja e matematikës e pëson keq pas kërcimit si indigjene

Një minishfaqje i ka kushtuar shtrenjtë një mësuesje të matematikës në Kaliforni.

Në videon e cila u bë virale, mësuesja e veshur me një mbulesë indiane amerikane, godi ste këmbët dhe tundte krahët para klasës ndërsa këndonte vazhdimisht “SohCahToa”.

Klasa ra e gjitha në qetësi kur mësuesja performonte, ndërsa sapo ajo filloi të kërcente nëpër klasë, të gjithë nxënësit shpër thyen në të qeshura.

Videoja që mendohet se është filmuar nga një prej nxënësve dhe më pas u postua në mediat sociale të mërkurën, ka ngjallur zemërim brenda dhe jashtë komunitetit vendas amerikan.

 

Kritikët e thirrën mësuesen për imitimin e stereotipeve të njerëzve indigjenë dhe kërkuan që të pezullohet, pasi sipas tyre ajo ka bërë veprime të papërshtatshme dhe fyese.

Dhe kërkesa u plotësua. Mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj ka nisur një he’tim i brendshëm nga Distrikti i Unifikuar i Shkollës Riverside.

Share With:
Translate »
38 Views