Video kur nëna e re lind krejt papritmas në mes të rrugës

Një video tronditëse tregon një grua duke lindur në këmbë krejt papritmas, teksa po kthehej nga puna. Lindja ndodhi jashtë një pazari me njerëz të shumtë. Foshnja ka ardhur në botë dhe ka rrëshqitur në këmbët e nënës së re, ndërsa dëgjohen zëra të shqetësuar duke bërë thirrje për ndihmë. Lindja dramatike ndodhi në qytetin e Yunfu në Kinën jugore, ku shikuesit e habitur panë mbërritjen e papritur të të porsalindurit. Ajo filloi të bërtiste pasi pa se i kishin ardhur ujëra dhe vetëm disa sekonda më vonë, bebja erdhi, duke lënë veshjen e saj të njollosur nga gjaku. Përkundër përvojës, gruaja – e cila besohet të jetë nën të 30-at, refuzoi një udhëtim në spital për kontrolle të mëtejshme, duke zgjedhur që të shkonte në shtëpi me fëmijën në një krah dhe pazarin e bërë në tjetrin. Ambulanca dhe infermierët mbërritën menjëherë për ndihmë, duke ndihmuar për prerjen e kordonit. Fëmija u vendos në një karrige ndërsa mjekët e pastruan dhe ia dorëzuan nënës, të cilët dëshmitarët thanë se mbetën në këmbë tërë kohën dhe nuk dukeshin të lodhur.

 

 

Share With:
Translate »
888 Views