VIDEO më e ëmbël që keni parë, Hana flet për këngën që Mozzik i ka dedikuar

Pak ditë më parë, Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Të dua”, një dedikim për të bijën Hana.

Mirëpo, së fundmi, duket se ka reaguar edhe kjo e fundit, përmes një video, të cilën reperi e ka ndarë në Instagram.

“Ka bërë babi një këngë për mua!”, thotë Hana, ndërkohë i ati e pyet: “Si e ka emrin kënga?”. “Të dua”, i përgjigjet Hana.

Mozzik: E unë kë e dua?

Hana: Mua.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta dhe fansat komplimentuar marrëdhënien e tyre bab e bijë.

 

Share With:
Translate »
131 Views