Pas Ermalit, edhe Ami ka një urim special për Joelin në ditën e tij të lindjes

Sot, djali i parë i Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, Joeli, feston ditëlindjen. Sigurisht urimi për dhuratën e parë të familjes nuk mund të mungonte.

Joeli është ai që i bëri për herë të parë prindër dhe ia ka mbushur jetën Amit dhe Ermalit me gëzim. Pikërisht sot, në ditën e lindjes së tij, Ermali vuri re diçka tepër të veçantë në fytyrën e Joelit: Një nishan në formë zemre.

Krahas fotove në llogarinë e tij në Instagram, Ermali shkruan:

“Mu deshën 9 Vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një .
Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë.
Joel 9.”

Mirëpo, edhe Ami ka bërë një urim special për djalin e saj.

Ajo shkruan se mezi pret që të shohë djalin e saj teksa rritet në rrugëtimin e tij të bukur në jetë.

“Gëzimi im Joel që më dhe për herë të parë emrin MAMI ,sot je 9 vjeç! Mezi pres të të shoh teksa rritesh në rrugëtimin tënd të bukur në jetë! Të dua sa nuk tregohet…”, ka shkruar Ami.

Ermali dhe Ami janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar si dhe dy personazhe mjaft të dashur për publikun.

Share With:
Translate »
37 Views