Video nga një mami si Çiljeta në snapchat

Çiljeta u bë nënë para katër vitesh, kur djali i saj Fernando, vendosi të lindte në ditën kur e ëma e tij po festonte ditëlindjen e saj. Me fytyrën ëngjëllore të Fernandos u njohëm që nga materniteti. 



Më pas mami Çiljeta na e prezantoi 3 muajsh në emisionin “Takimi i pasdites”. 

Më vonë filluan setet e fotografive dhe videoklipet e Fernandos. Ai u shfaq si protagonist në videoklipin Gangsta Love të bashkëpunimit të Çiljetës me reperin Noizy.

Dhe sot, Fernando ka llogarinë e tij në instagram që menaxhohet nga mami Çiljeta. Veçse “biri i mamit”, ai është bërë edhe shok për të. Të dy argëtohen së bashku dhe kanë filluar të shohin edhe snapchat si alternativë. Mjafton të shihni videon më poshtë dhe do të thoni se sa me fat është Fernando për një mami si Çiljeta që i dedikon pjesën më të madhe të kohës atij. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1233 Views