VIDEO/ Qindra persona i japin lamtumirën e fundit Elenës 5-vjeçare

Në katedralen e Katanias u përshëndet me duartrokitje dhe me balona të bardha që u lëshuan në qiell, arkivoli i vogëlushes Elena Del Pozzo. Ajo është vajza 5-vjeçare e vrarë nga nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, e cila e ka pranuar krimin. Rreth 300 persona prisnin makinën e varrimit, ndërsa me dhjetëra kurora me trëndafila të bardhë, të verdhë, rozë dhe portokalli ishin vendosur në oborrin e kishës. Mes lotëve, arkivolin e shoqëronte babai Alessandro, gjyshërit Giovanni dhe Rosaria Testa, ashtu si dhe tezja Martina Vanessa.

Hyrja në katedrale e arkivolit të vogël të bardhë u përshëndet nga një duartrokitje e të pranishmëve që u ngritën në këmbë. Në katedralen e Katanias ishin edhe kryetari i Bashkisë së Mascalucia Vincenzo Magra, i Tremestierit, Santo Rando, nënkryetari i bashkisë së Pedara Francesco Laudani, kryetari i bashkisë së San Giovanni La Punta, Nino Bellia.

 “Të gjithë ne si gjyqtarë jemi gati të vrasim me gurë dikë që ka bërë një gabim. Lexova në një mur të qytetit një fjali që kërkon pushim të përjetshëm për Elenën 

Share With:
Translate »
129 Views