Video tronditëse | Babai vritet me plumb teksa përqafon të birin

Një person i armatosur qëlloi me disa plumba në kokë një baba, teksa ai po përqafonte djalin e tij të vogël në rrugë. Vrasja shokuese është cilësuar e stilit ekzekutim. Momenti shokues është kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë se si krimineli del nga një makinë dhe qëllon burrin në kafkë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një dëshmitar i tmerruar shkon në vendin e ngjarjes dhe e ngre djalin, ndërsa vrasësi ikën në automjet. Djali nuk u dëmtua, por është ka mbetur i traumatizuar pasi ka parë me sytë e tij vdekjen brutale të babait të tij. Dyshohet se viktima i quajtur si Savas Can u vra për hakmarrje pas një lufte të dhunshme rreth një vit më parë. Can u vra me armë në lagjen “Sultanbeyli” të Stambollit, Turqi. Mediat turke thanë se ai ishte përfshirë në një përleshje një vit më parë në të cilën katër persona u plagosën dhe se vrasësi i tij mund të kishte marrë hak për këtë incident. Një hetim policor po vazhdon dhe nuk ka raportime për arrestime.

Share With:
Translate »
797 Views