Realizon ëndrrën për të punuar në spitalin ku i mbijetoi 2 herë kancerit gjatë fëmijërisë

Një vajzë 24-vjeçare ka filluar punë si infermiere në spitalin ku vite më parë i shpëtoi jetën. Montana Brown nga Atlanta Georgia, ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë dy herë në moshë fare të vogël. Fillimisht ajo u diagnostikua me kancer në moshën 2-vjeçare, dhe në moshën 15-vjeçare sëmundja iu rishfaq përsëri. Montana arriti ta mposhtë sëmundjen 2 herë, ndërsa tani ajo dëshiron të shpëtojë fëmijët që të kenë fatin e saj. Në ditën e saj të parë, ajo shpërndau një postim në rrjetet sociale ku shpreh se sa me fat ndihet që ka mundësinë të ndihmojë qindra fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë.  

Share With:
Translate »
881 Views