Videoja emocionuese: Momentet e para të lindjes së trinjakëve sot tek “Koço Gliozheni”

Lindja e një fëmije është gjithmonë gëzimi më i madh në jetë. Aq më tepër kur Zoti të bekon me trenjakë . Videoja emocionuese u postua në facebook nga doktoresh Anika Dokle, mjeke në maternitetin Koço Gliozheni.

Tre fëmijët erdhën në jetë mëngjesin e sotëm dhe nga videoja duken se gëzojnë shëndet të plotë.

“Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!” shkruan doktoresha në postimin që shoqëron videon.

Edhe ne si staf i urojmë jetë të gjatë, të rriten të shëndetshëm dhe gjithmonë me dashuri pranë prindërve dhe të afërmve të tyre.

Sapo…Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!! ❤❤❤

Posted by Anika N. Dokle on Wednesday, September 9, 2020

Share With:
Translate »
2166 Views