“Vjehrra”, shkaktarja e ndarjes mes Liam Payne dhe Cheryl? Reagon ashpër këngëtarja britanike
Në 1 Korrik, Liam Payne dhe Cheryl bënë publik lajmin se kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre të dashurisë, pas dy vitesh lidhje. Çifti, që janë prindër edhe të një djali 1-vjeçar Bear, njoftuan ndarjen përmes një postimi në “Twitter”, ku shpjegonin se ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë.
Mirëpo tani, Cheryl i ka dalë në mbrojtje nënës së saj, e cila pas lajmit të ndarjes, u akuzua se ishte shkaktarja kryesore për ndarjen. Sipas “Daily Mail”, nëna e Cheryl kishte vendosur të qëndronte në shtëpinë e tyre për t’u kujdesur për vogëlushin Bear, vendim ky që nuk është pritur mirë nga Liam dhe ka ngjallur debate mes çiftit.
“Urrej t’u përgjigjem këtyre lajmeve sidomos në këtë kohë të vështira por nuk mund të qëndroj e heshtur dhe të lexoj artikuj kaq fallsë dhe të ndyrë për mamanë time. Nuk e di përse e lidhin në këtë histori. Ju siguroj se ajo nuk ka aspak faj. Unë jam një grua e rritur që mund të kujdesem vetë për jetën time. Mamaja ime është një grua e ëmbël dhe e butë që nuk meriton të përfshihet në të tilla histori” – shkruan Cheryl
Fatkeqësisht nuk është hera e parë që nëna e saj akuzohet si shkaktarja për ndarjet e famshme të Cheryl. Më herët, është raportuar se ajo ishte molla e sherrit mes lidhjes së vajzës së saj dhe futbollistit Ashley Cole, Derek Hough si dhe ish-bashkëshortit Jean-Bernard Fernandez-Versini. /IS/