Vjenë, autoritetet fshehin emrin më të popullarizuar mysliman

Autoritetet në Vjenë të Austrisë ka fshehur faktin se një nga pesë emrat më të përdorur në vend për fëmijët e sapo lindur në këtë qytet ka qenë Mohammadm që prej vitit 20147, pretendon gazeta kryesore austriake. Këshilli i qytetit e mohon dhe akuzon mediat.

Lista zyrtare e dhjetë emrave më të njohura për djemtë e sapolindur të botuar nga Këshilli i Qytetit të Vjenës në faqen e saj të internetit nuk përmend emrin “Mohammad”. Përkundrazi, sugjeron që emrat më të njohura që u jepen foshnjave në kryeqytetin austriak përfshijnë opsione të tilla si David, Maximillian, Alexander ose Paul.

Megjithatë, “Kronen Zeitung”, kohët e fundit e sfidoi këtë tregues. Një pjesë e shkruar nga Richard Schnitt, kryeredaktori i versionit në internet të të përditshmes Krone.at, thotë se në fakt, emri i vendosur, ai i profetit musliman ka qenë i pesti më i popullarizuari për djemtë e sapolindur në qytet që prej së paku vitit 2014.

 

Share With:
Translate »
716 Views