Vogëlushi dëshiron ta ushqejë, kanguri e godet në fytyrë

Një djalë është goditur në fytyrë nga kanguri pasi u mundua të ushqejë atë gjatë vizitës në një park me kafshë të egra në Australi.

Pamjet e filmuara nga nëna e tij tregojnë djalin që i afrohet kangurit, por përfundon disa metra tutje nga goditja e rëndë që mori.

Dëgjohet se si babai e shtyne që ti afrohej, pa e ditur rrezikun. Vogëlushi u shokua nga reagimi, por fatmirësisht nuk pati dëme.

Pas kësaj, babai i djalit u shpjegua për ‘METRO’ se po i thoshte të birit që të ushqente zogun ‘emu’ që ndodhej pranë kangurit.

Share With:
Translate »
746 Views