Vogëlushi diagnostikohet me kancer, nëna e braktis

Pamjet e këtij vogëlushi kanë prekur shumë njerëz. Ai është duke qarë me të madhe pasi u diagnostikua me kancer. Diçka më e rëndë ndodhi me Hu Haoyang pasi nëna e tij e braktisi. Ajo mori me vete edhe 22.500 dollarët që do përdoreshin për kurimin  e tij. Ai u diagnostikua me hepatoblastoma, kancer i mëlçisë që ndodh rrallë herë te foshnjet apo fëmijët e vegjël. Hu bëri disa seanca kimioterapie, por i duhet të bëjë transplantim. Baba ii tij, Hu Xiaofei që punon si fermer i kërkoi bashkëshortes që të kthente paratë, duke e frikësuar me idenë se policia mund të përfshihej në ngjarje. Deri tani kanë mbledhur rreth 113 mijë paund për kurimin e tij, por nuk është e mjaftueshme ndërkohë që vogëlushi vazhdon të qajë nga dhimbjet që ka.

Share With:
Translate »
819 Views