Vogëlushi kryen transplant të dy duarve, tani arrin të luajë bejsboll

Zion Harvey është fëmija i parë në botë që në moshën 8-vjecare iu nënshtrua një transplanti të të dyja duarve. “Unë dua të shkruaj një letër për prindërit që më dhuruan duart e djalit të tyre sepse ata nuk ishin të detyruar ta bënin këtë gjë nëse sdo e donin. Vazhdoj të jem fëmija pa duar që njihnin të gjithë,” – tha ai për BBC. Për shkak të një infeksioni në moshën 2-vjecare, mjekët u detyruan që t’ia prisnin duart dhe këmbët. Stafi mjekësor i tre spitaleve u bashkua për të ngjitur duart e dhuruesit në trupin e vogëlushit. Operacioni përfundoi me sukses, por rikuperimi nuk ishte aq i thjeshtë. Kishte rreth 8 herë që trupi i tij nuk arrinte të përshtatej me trupin. Ai duhet të merrte ilace dhe të bënte trajtime mjekësore. Pas dy vitesh nga ndërhyrja, Zion ka filluar të kujdeset për veten e tij dhe të merret me sporte si bejsboll.

Share With:
Translate »
778 Views