Vogëlushit i ngec koka në hekurat e dritares

Një fëmijë mbeti i varur në kafazin rrethues metalik të dritares për disa minuta përpara se shërbimi zjarrfikës ta shpëtonte. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Kinës.

Djali 4-vjeçar në qytetin e Linyi kishte dalë nga dritarja ndërsa gjyshi po merrte një sy gjumë.

Fëmija ka rrëshqitur në kafazin metalik, duke mbetur i varur vetëm me kokën e mbërthyer në hekura.

Kur gjyshi u zgjua, ai menjëherë thirri shërbimet e urgjencës.

Departamenti i zjarrfikësve siguroi fëmijën me litarë, më pas rriti distancën midis shufrave me një lloj çakulli, pas së cilës fëmija mund të çlirohej.

Share With:
Translate »
422 Views