Vogëlushja Deniz është rritur pasi ju fitoi zemrat nga seriali “Kara Sevda”
Seriali “Kara Sevda”, pa dyshim që po thyen rekordet e shikueshmërisë.
Kjo falë ngjarjes dramatike si dhe aktrimit të shkëlqyeshëm të protagonistëve dhe aktorëve të tjerë të kastit. “Kara Sevda” tashmë ka edhe një personazh shumë të veçantë, atë më të ëmblën Denizin.
Bebushja ka rolin e vajzës së Kemajlit (Burak Ozcevit) dhe Nihanit (Neslihan Atagul). Emri i saj i vërtetë është Arven Beren.
Edhe pse shumë e vogël ajo ka arritur një famë të madhe në Turqi.
Instagrami i saj i cili menaxhohet nga anëtarët e familjes ka arritur më shumë se 300 mijë ndjekës. E ajo nuk njihet vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera ku transmetohet seriali.
…
…
…
…