Vogëlushja e Serena Williams është fansja e saj më e zjarrtë, kjo video vërteton çdo gjë
Vajza e Serena Williams, Alexis Olympia është fansja më e zjarrtë e mamasë së saj. Burri i Serenës ka postuar një video të vogëlushes së tij në ‘Instagram’ me përshkrimin: “@olympiaohanian është kaq e mirë, duartroket çdo pikë – qoftë nga mamaja @serenawilliams apo tezja @venuswilliams”. Në lidhje me videon, Serena ka thënë se vajza e saj ka duartrokitur për të dhe kundërshtaren, që qëlloi të ishte tezja e saj. Ajo gjithashtu ka thënë se ishte shumë bukur të shihje këtë veprim nga vogëlushja e saj. Videon e postuar dhe tezja e saj me një përshkrim shumë të bukur duke thënë se lojtarja e preferuar e Alexis ishte tezja e saj.