Vrasja e 16-vjeçarit në Durrës, të afërmit: Djali shkoi 5 minuta me vonesë në mësim, mësuesja e nxori jashtë

Të afërmit e 16-vjeçarit që mbeti i vrarë sot në Durrës pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar, janë të shokuar për ngjarjen e rëndë.
Anxhelo Gjokazaj u qëllua tre herë me thikë një herë në pjesën e shpatullës, duke i prekur zemrën dhe dy herë të tjera në pjesën e barkut. Autori i vrasjes është D.L., 17 vjeç nxënës në gjimnazin ‘Naim Frashëri’ në Durrës.
Frrok Gjakozi, tregoi se nipi i tij, Angjelo Gjakozi kishte shkuar në mësim 5 minuta me vonesë, ndërkohë që mësuesja nuk e kishte pranuar brenda, ndërsa ai kishte marrë mungesë.
“Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, por mësuesja nuk e kishte pranuar dhe e nxori jashtë. Pasi ka dalë nga mësimi ai u konfliktua me 17-vjeçarin. Djali ishte dërguar në spital nga disa kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. Jemi të shokuar, është ngjarje e rëndë”, u shpreh ai për “News24″.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në lagjen Nr.15, Spitallë. Burime zyrtare nga policia thanë se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet D.L, 17 vjeç goditi me thikë Angjelo Gjakozin, e cila rezultoi fatale pasi mori plagë të rëndë në zemër. Ndërkohë, autori u shoqërua në polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

Share With:
Translate »
736 Views