Ledion Liço nuk do të prezantojë më “The Voice”. Zbulon arsyen prekëse

Nëse të gjithë menduan se Ledioni do të heqë dorë nga “The Voice” për të nisur një format tjetër në Top Channel, si p.sh Big Brother VIP, i cili pritet të fillojë së shpejti, në fakt nuk është kështu. Natyrisht, ai mund të moderojë Big Brother-in e VIP-ave, por nga “The Voice” nuk po heq dorë për këtë arsye.

Ishte ende adoleshent kur nisi të punojë me dhe për Top Channel, por edhe pas kaq shumë viteve, Ledioni, megjithëse duket e vështirë për t’u besuar, po heq dorë, sepse nuk mund t’i përballojë dot më emocionet.

Kështu tha ai gjatë mbrëmjes së sotme, kur në “The Voice” nisi faza e betejave. Ndërsa ishte duke pritur vlerësimin e Miriamit për zgjedhjen e radhës në grupin e saj, Ledioni tha se ka vendosur të heqë dorë nga “The Voice” e sidomos nga “The Voice Kids”:

“Unë kam 8 vjet që drejtoj The Voice, por nuk do ta bëj më. Nuk do të drejtoj më The Voice, sidomos The Voice Kids, sepse është program sfilitës deri në fund. Nuk mbaj dot më, u bëra me zemër…” – tha Ledioni pas garës së sotme me shumë emocione.

Nëse ju është dukur një personazh që nuk emocionohet lehtë, kujtohuni se Ledioni është bërë baba. Kush tha që vetëm nënat bëhen më të ndjeshme pas lindjes?

Share With:
Translate »
831 Views