Vrasja e Sabrinës/ Ish-krushqit sherr live, babai i vajzës: Jeni fajtorë

Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, është përplasur live në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit me familjarët e ish-dhëndrit.

Zoti Partizan ka kërkuar që familja e ish-dhëndrit të mos i dalë përballë apo në televizor ndërsa babai i Elton Metajt, Bashkimi, deklaron se vrasësit nuk janë ata dhe kërkoi të shpjegohet. Por kjo kërkesë u refuzua nga Partizani, që hodhi akuza ndaj të ëmës së Eltonit, që sipas tij i ka dalë në krah të djalit edhe kur ai ka qenë në faj.

Kujtojmë që Etlon Metaj u la nga Gjykata e Fierit në burg. Ai pranoi autorësinë e krimit para togave të zeza dhe pretendoi se armën e ka blerë pasi ndihej i kërcënuar nga ish-vjehrri.

Share With:
Translate »
164 Views