Vret veten pasi mëson se bashkëshortja lindi vajzë, pëson atak kardiak edhe nëna e re

Një burrë ka kryer vetëvrasje pasi mësoi se bashkëshortja lindi vajzë, sipas raportimeve të policisë në fillim të javës në Indi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një spital në Agartala. Nëna e re Supriya Das, 23-vjeçare, pasi mësoi nga vjehrra se bashkëshorti vrau veten, pësoi atak kardiak. Sipas burimeve nga spitali, ajo nuk mundi t’i rezistonte tronditjes kur dëgjoi lajmin për vetëvrasjen e bashkëshortit.

Një oficer policie tha se 23-vjeçarja Supriya Das kishte lindur një vajzë katër ditë më parë, por për këtë u qortua nga vjehrra. Sipas kësaj të fundit, ardhja në jetë e një vajze ishte ters për familjen e tyre. Edhe bashkëshorti Pran Gobinda Das, që priste të vinte në jetë një djalë, i vuri zjarrin vetes pas lindjes së vajzës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Gautamnagar, rreth 130 km në jug të Agartala-s.

Fqinjët e çiftit të ndjerë thanë se vjehrra e Supriya-s vazhdimisht e qortonte nusen e saj që pas lindjes së vajzës, duke i thënë se “lindja e një vajze është një e keqe e madhe për familjen”.

Policia, ende po bën hetime për ngjarjen.

Share With:
Translate »
460 Views