Vuan nga çrregullim i rrallë gjenetik, njihuni me 12 vjeçarin me këmbët e duart e shkrira

Një djalë 12 vjeçar përbuzet nga komuniteti ku jeton për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik që i ka ‘shkrirë’ duart dhe këmbët e tij.

Sytë e Mannu Kamar gjithashtu dalin nga zgavra e tyre edhe me një shtytje të lehtë, raporton Daily Mail.

Djali nga Jharkhand, India ushqehet me lugë nga nëna e tij dhe nuk mund të veshë këpucë ose pantofla.

Prindërit e tij po përpiqen me dëshpërim që të mbledhin para për trajtimin e tij që ti japin një jetë më të mirë.

Gjendja e rrallë gjenetike e Mannu, e njohur si Syndactyly, shkakton shkrirjen anormale të duarve e këmbëve, dhe prek vetëm një në një milion njerëz.

Prindërit e tij të dëshpëruar, Rani Devi dhe Anand Kumar, janë thënë se gjendja e djalit të tyre është tani në një fazë të përparuar dhe trajtimi do të kushtojë 11,110 dollarë.

Familja, ka ngritur një faqe Croëdfunding me shpresën për të mbledhur para për trajtimin e Mannu.

Nëna e tij, Rani Devi u shpreh se dali është përbuzur në lagjen e tij dhe ka ndryshuar shumë herë shkollën për shkak të ngacmimeve.

“Është mallkimi i Zotit që djali im ka lindur kështu dhe unë jam i shqetësuar për të ardhmen e tij,”-tha ajo. “Sigurisht, do të kujdesemi për të derisa të jemi gjallë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë me të kur të largohemi nga kjo botë.”

Share With:
Translate »
635 Views