Xhaxhi vrau nipin, skafi përplasi për vdekje 7-vjeçaren, fati tragjik i fëmijëve që kthen nga emigrimi për pushime dhe humbën jetën në Shqipëri

Ngjarje tragjike janë shënuar në vend gjatë kësaj vere, ku dy fëmijë që ishin kthyer në atdhe me prindërit për të shijuar pushimet, humbën jetën.

Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në Shkodër, ku xhaxhai vrau aksidentalisht nipin 10-vjeçar me armë. Vlash Jakaj qëlloi me armë gjahu nipin teksa ishte  duke e pastruar çiften e gjahut. 10-vjeçari  ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Nga shkrepja e çiftes mbeti i plagosur në dorë edhe vetë 68-vjeçari.

10-vjeçari së bashku me familjen jetonin në Pistolia të Italisë dhe u kthyen në Shqipëri për pushime, por që këto pushime rrezikuan fatale për të voglin J. Jakaj.

Trupi i vogëlushit është kthyer në Casalguidi ditën e djeshme, ndërsa të hënën do të bëhet edhe varrimi i tij në Pistoia.

Por kjo nuk është  e vetmja ngjarje tragjike e shënuar në vend. Më 2 gusht skafi me drejtues ish-komisarin Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Jonada Avida lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe ishte kthyer me familjen në Shqipëri për pushime, ku edhe humbi jetën tragjikisht.

Ajo ishte duke u larë në plazhin e Potamit në Himarë me babain e saj, ku skafi e përplasi duke e lënë të vdekur në vend.

Share With:
Translate »
131 Views