Xhensila dhe Besi tregojnë se si e mbajnë romancën “të gjallë” edhe pas lindjes së vajzës

Janë një ndër çiftet më të dashur dhe më të komentuar në showbizin shqiptar. Siç e dini, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë kurorëzuar prej një viti dashurinë e tyre në martesë dhe së fundmi kanë sjellë në jetë frytin e tyre të dashurisë, vogëlushen Ajka.

Të dy janë të zënë në karrierat e tyre respektive, Besi me “BE Coffe” dhe me koncerte, Xhensila po ashtu ka filluar me koncertet e saj jashtë vendit pas lindjes së vajzës.

Në postimet e fundit çifti duket se ndodhet jashtë vendit, më saktë në Zvicër dhe gjatë një darke i bëjnë dedikime njëri tjetrit të cilat janë aq komike(nga ana e Besit) dhe romantike në të njëjtën kohë.

Besi shkruan “Takimi i parë” e ndërsa Xhensila “Dating this guy”.

 

Pas lindjes së Ajkës koha që i kushtojnë njëri tjetrit duhet të jetë e më pakët, si të gjithë prindërit e rinj, dhe në rastin e Xhensilës dhe Besit, ata shfrytëzojnë koncertet jashtë vendit për të kaluar kohën si dikur, vetëm të dy.

Ky është një shembull i mirë për të gjitha çiftet, sidomos ato pas martese. Mos ndryshoni zakonet që dikur keni pasur sepse vetëm kështu dashuria do mbetet njësoj.

Share With:
Translate »
676 Views