Xhensila Pere qenka ëndrra e çdo vjehrre: Di të qëndis, di të bëj byrek

Xhensila Pere ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, ku diskutua mania që gratë shqiptare kanë për punët e shtëpisë. Gjatë emisionit, Xhensila u shpreh se që 10 vjeç ajo ka ditur të bëjë punët e shtëpisë, të qendisë e të bëjë byrek.

“Unë e kam mësuar fshesën dhe leckën që në momentin që kisha gjatësinë e duhur për të mbajtur fshesën. Në moshën 10-vjeçare kam qendisur një palë çarçafë për pajën e motrës që martohej. Byrek e këto s’i llogaris fare se edhe bakllavanë sot e kësaj dite e bëj vet”, u shpreh Xhensila.

  1. “Në një lidhje që kam pasur, ziheshim dy herë në ditë sepse sa herë bënte dush në mëngjes dhe në darkë, rrobat nuk i hidhte brenda në kosh. Iku kjo marrëdhënie”, tregoi Xhensila.

Share With:
Translate »
643 Views