Xhensila tashmë e merr të bijën me vete në koncertet e orëve të vona

Së fundmi, në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, në të cilat shihet Xhensila, duke performuar në njërin prej koncerteve të saj. Ajo që është komentuar së tepërmi nga të pranishmit në koncert por edhe nga përdouesit e rrjeteve sociale është prania e vajzës së saj në koncertin e këngëtares, e cila mesa duket është suportuesja më e mirë e nënës së saj.

Ndërkohë që është duke performuar në skenë, Ajka shihet në krahët e një vajze dhe të dyja shijojnë performancën e këngëtares së dashur të publikut shqiptar.

Sa i përket komenteve, një pjesë e mirë kanë komplimentuar këngëtaren se si është munduar në maksimum që të jetë një nënë dhe një këngëtare e mirë në të njëjtën kohë ndërkohë ka patur edhe nga ata që kanë kritikuar artisten, duke u shprehur se vajza nuk mund të rrijë zgjuar deri në orët e vona të natës.

Share With:
Translate »
26 Views