Xhesika Ndoj: Do bëj gjithçka që vajza ime të mos kalojë vuajtjet e mia!

Jeta midis muzikës dhe familjes e ka bërë Xhesikën të bëjë plane akoma edhe më serioze për të ardhmen. Dëshira e saj është të ketë një familje të madhe, madje të ketë tre fëmijë.

Dajana: Xhesi të flasim pak për jetën tënde personale dhe profesionale

Xhesika: Përveç muzikës nuk është se merrem me diçka tjetër dhe i përkushtohem vajzës shumë. Performoj në koncerte, por i përzgjedh gjithmonë se ku dua të shkoj.

Prioriteti im në jetë është vajza ime me shkollën e saj, kurset që kur të rritet ime bijë të mos vuajë aq sa unë kam vuajtur në jetën time, por të jetë në një hap më të mirë sesa unë.

Dajana: E ke menduar ndonjëherë për t’u rimartuar Xhesi dhe mbase të kesh edhe një fëmijë tjetër?

Xhesika: Fëmijën e kam menduar dhe e dua edhe një tjetër, por gjithmonë nëse do gjej personin e duhur, pavarësisht se sot për mënyrën sesi ka ardhur jeta është më mirë të kesh një fëmijë për vete dhe kaq. Ndërsa, për martesë më mirë shkoj në Dubai dhe i shpenzoj ato lekë.

Përpos kësaj, dëshira ime është të kem tre fëmijë, pasi nuk dua ta lë vajzën pa motër e vëlla. Kjo për arsye se nisem edhe nga vetja se jemi 7 fëmijë dhe kur mblidhemi të gjithë çdo gjë është më e bukur.

Share With:
Translate »
186 Views