Yll Limani u bë dajë për herë të parë dhe reagimi i tij ishte kaq *cute*

Yll Limani mund të jetë personi më i lumtur në planet pasi është bërë dajë! Yhyyyy!

“Përshëndetje njerëz. Jam bërë dajë. Edhe tani pres nga ju të më respektoni pak më shumë. Faleminderit”– tha ai në një video në Instagram.

Ok, ndoshta jo dhe shumë i lumtur pasi në këtë ditë të rëndësishme ai ka qenë jashtë Kosovës për shkak të koncerteve që ka pasur, por i ka përjetuar emocionet virtualisht dhe përmes video-call.

Të paktën ditët e sotme e kemi këtë mundësi.

Përmes disa fotove në Instagram ai ka zbuluar se motra e tij, Hana, është bërë nënë për herë të parë.

Teksa ka publikuar foton e të bebes në Instastory, artisti shkruan: “Mrekullia e Zotit. Gjithçka do të blej. Gjithçka do të tregoj.”

Urime!

Share With:
Translate »
58 Views