Zbardhet dëshmia e nënës së 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë: Ja çfarë i kishte thënë vajza për Indritin!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku 17-vjeçarja Enisa Doda, me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore, u mbyt në plazhin e Velipojës. Trupi i adoleshentes, u gjet nga disa peshkatarë që po lundornin me peshkarexhën e tyre, në zonën e plazhit të quajtur Vilu, rreth 700-800 metra larg bregut të detit.

E ëma e Enisa Dodës është shprehur në polici se e bija, nuk e kishte sqaruar për marrëdhënien që ka patur me Indrit Bajraktarin.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nëna është shprehur në polici se “Enisa më tha se do të dilte të pinte kafe me një shok për ta takuar dhe unë i kam thënë në rregull”.

Ky ka qenë deklarimi i nënës së të miturës, e cila humbi jetën tragjikisht pas një xhiroje me motor uji në plazhin e Velipojës me 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari.

Ky i fundit ende nuk ka dhënë një version të qartë për ngjarjen. Dy orë e gjysmë pasi është futur në ujë me adoleshenten e ndjerë, Bajraktari është pikasur nga pronarët e motorëve të ujit, teksa dilte me not në breg dhe është pyetur për vajzën. “E kam nxjerrë me kohë në breg, e mori xhaxhai i saj,”- ka thënë ai, ndërsa administratorët e motorëve të ujit, kanë shkuar të tërheqin mjetin lundrues.

Ditën e djeshme u raportua se Indrit Bajraktari, është i martuar në Angli, dhe sipas një deklarate të dhënë vetë nga bashkëshortja për Syri.net, Indrit Bajraktari ka qenë në lidhje dashurie me Almudena Bajraktarin që nga data 18 janar 2017. Ata u martuan me 18 prill 2019 dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe thuhet se ajo është shtatzënë.

Ata jetojnë në Londër së bashku edhe sot e kësaj dite. Nuk dihet nëse Almudena do të vijë në Shqipëri për të parë burrin e saj pas informacioneve që ka marrë në lidhje me ngjarjen e Velipojës.

Indriti i tha gruas së tij se ai do të vizitonte vetëm familjen e tij në Shqipëri, por nuk e kishte parashikuar kurrë që gjërat do të rridhnin tragjikisht. Enisa Doda ishte me pushime me familjen në Velipojë, ndërsa paraprakisht dyshohet se të dy u njohën përmes rrjetit social “Facebook”.

Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

Share With:
Translate »
606 Views