Zbardhet dëshmia e shqiptares që plagosi ish-burrin grek: Do qëllonte vajzën, mbrojta fëmijën tim!

Është zbardhur dëshmia e Klodiana Çelës, 49-vjeçares shqiptare e cila pak ditë më parë plagosi me armë zjarri ish-burrin e saj ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të vajzës së tyre 13-vjeçare. Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijën. Sipas versionit të shqiptares, i plagosuri ka nxjerrë armën duke kërcënuar vajzën e cila është larguar me shokun e saj të klasës. “Ndal ose do të qëlloj dhe do të them që të qëlloi nëna jote”, citon Çela t’i ketë thënë mjeku grek vajzës.

Zbardhet dëshmia e shqiptares që plagosi ish-burrin grek: Do qëllonte vajzën, mbrojta fëmijën tim!

Ajo tha:

U ktheva dhe i thashë ‘mos i thuaj budallallëqe fëmijës”, është shprehur Klodiana Çela. “Nxitova t’ia merrja armën por në atë moment ai qëlloi”, ka thënë ajo. Aspak, e mbrojtja fëmijën me të gjitha forcat e mia. Pyesni ata nëse janë penduar që morën fëmijën nga një nënë për 5 vite me radhë. Unë e mbrojtja fëmijën tim. Nëse ka drejtësi, unë dhe fëmija im duhet të jemi bashkë.

Mediat greke raportojnë se gjendja e të plagosurit po përmirësohet. Ndërkohë hetuesit kanë dyshime se shqiptarja kishte për qëllim ta rrëmbente vajzën dhe të arratisej bashkë me të në Shqipëri. Sipas Mega, katër vite më parë mjeku kishte bërë një denoncim ndaj 49-vjeçares, pasi ajo nuk e kishte kthyer në kohë fëmijën pasi e kishte marrë për të kaluar fundjavën me të.

Share With:
Translate »
132 Views