Zbardhet ngjarja, i ati i Sabrinës pranon veprën e kryer ndaj së bijës

Pak javë më parë në Australi ndodhi një ngjarje tronditëse dhe protagonistë ishin dy shqiptarë.

Babai Petrit Lekaj thuhej se vrau të bijën e tij 20-vjeçare pasi ajo doli në një lokal nate me shoqërinë e saj.

Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në makinë dhe varrimi i saj u bë rreth një javë më parë në prani të të afërmve dhe familjarëve të saj.

Ditën e varrimit i ati nuk ishte i pranishëm, pasi për shkak të gjendjes shëndetësorw ai ndodhej në spital.

Së fundmi lajme të reja kanë dalë në dritë dhe kanë të bëjnë pikërisht me Petritin.

Mediat e huaja raportojnë se Petrit Lekaj ka pranuar vrasjen e të bijës nëpërmjet një lidhje telefonike me gjykatën.

Ai ndodhet në një spital psikiatrik dhe ka treguar se ka vrarë Sabrinën më 24 korrik.

Pranimi i fajit nga autori tregon ulje dënimi për të dhe sipas ligjeve Australiane, Petriti shpëton nga gjykimi me 20 vite burg.

Share With:
Translate »
587 Views