Zbulohen emrat e binjakëve të Beyonce-s dhe kanë kaq shumë kuptim

Lindja e divës së muzikës pop Beyonce ka qenë vërtet misterioze. Por gjithsesi mediat ndërkombëtare mundohen herë pas here që të zbulojnë më shumë rreth binjakëve të çiftit Beyonce dhe Jay Z. Këngëtarja e njohur Beyonce dhe vogëlushët e saj vazhdojnë të qëndrojnë në spital, për shkak të disa problemeve të vogëla që i janë shfaqur binjakëve. Por fatmirësisht binjakët janë mirë, dhe sipas Media Takeout Beyonce dhe Jay Z iu kanë vendosur edhe emrat. Sipas Takeout, dy binjakët janë quajtur Shawn dhe Bea. Emri i vërtetë i Jay-Z është Shawn Carter  dhe çifti ka menduar që emri i babait të kalonte tek i biri, aq më tepër që kuptimi i këtij emri është ‘Zoti është dhembshur’. Ndërsa emri i vajzës, Bea, vjen nga Beatrice dhe do të thotë ‘ajo që sjell lumturinë’. Nëse ky informacion është i saktë, zgjedhja e prindërve të tre fëmijëve tashmë është shumë e bukur.

Share With:
Translate »
1239 Views