Hajeni placenten tuaj, ka veti magjike!

Kim dhe Kourtney Kardashian apo dhe Coleen Rooney kanë ngrënë placentën e tyre. Kjo e fundit e ka marrë placentën e vet në formë ilaçi,pasi kompania që merret me këtë procedurë e kthen placentën e nënës në një kapsulë.
Sipas kësaj kompanie ngrënia e placentës e ndihmonë nënën të rikuperohet nga lindja në mënyrë më natyrale. Ata pretendojnë se ajo është një sumplement i shëndetshëm për qumështin e nënës, parandalon depresionin mbas lindjes si dhe balancon hormonet.
Sipas ekspertëve, placenta është e pasur me proteina, vitaminë B12 dhe hekur. Është e sigurt për nënën që mund ta hajë, sepse është pjesë e saj dhe nuk e dëmton.

Kush nuk mund ta hajë placentën?
Sipas mjekëve, në qoftë se nëna ka temperaturë ose rrahje të shpejta të zemrës, ngrënia e placentës nuk do të ndihmojë. Në qoftë se në membranën e placentës ndodhet një infeksion, ai e përkeqëson gjëndjen e nënës.

Çfarë shijeje ka placenta?
Pak a shumë si mëlçi. Placenta ka një përdorim të madh edhe në qendrat estetike, pasi përdoret si trajtim fytyre me efekt rigjenerues.

Share With:
Translate »
1500 Views