Zgjati vetëm 24 orë ‘mëmësia’ e Jennifer Aniston

Ribashkimi i aktorëve të serialit “Friends”, ishte një nga lajmet më të bukura që mund të merrnin fansat e serialit të famshëm. Disa ditë më parë faqja zyrtare e serialit zbuloi se kanë nisur xhirimet dhe se “Friends” do të nisë transmetimin së shpejti.

“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,”- shkruhej në postim.

Ditë më parë burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë.  Aktorja ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor.

“Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.

Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim pranë Aniston.

Këto zëra janë hedhur poshtë nga përfaqësuesi i aktores,i cili ka thënë për “E! News” se lajmi nuk është i vërtetë.

“Historia është trillim dhe e pavërtetë”, tha ai, duke mohur të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar lart e poshtë ditët e fundit.

Share With:
Translate »
373 Views