Zgjedhin emrin unik për djalin e tyre, prindërve “u thyhet zemra” sepse qeveria nuk jua pranon

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e emrit të foshnjës tuaj frymëzimi mund të vijë nga kudo, por një çift ka zbuluar se emri që ata kishin zgjedhur u është refuzuar nga qeveria.

Bëhet fjalë për emrin Vladimir Putin, presidentit rus, të cilin një çift nga qyteti i Laholm, Suedi, e kishin dorëzuar për miratim që t’ia vinin djalit të tyre të sapolindur.

Që ta sqarojmë, në Suedi emri i një të porsalinduri duhet të miratohet paraprakisht nga agjencia tatimore e kombit dhe emri nuk mund të jetë ofendues ose të përbëjë rrezik dhe t’i hapë probleme në të ardhmen personit që do e mbajë.

Emrat e parë që ngjajnë me mbiemrat janë gjithashtu të ndaluar në Suedi.

Mirëpo, çiftit në fund iu refuzua kërkesa nga agjencia tatimore, por kurrë nuk iu shpjeguan se cili rregull ishte thyer.

Kjo nuk është hera e parë që agjencia tatimore e Suedisë ka refuzuar kërkesa të ngjashme për emra specifikë si- Ford, Allah, Pilzner, Michael Jackson, Token dhe Q.

Sipas një baze të dhënash statistikore, në Suedi ka 1,413 burra të quajtur Vladimir, por ka më pak se dy të quajtur Putin, por me sa duket asnjë Vladimir Putin.

Dhe ndërsa çiftit i është ndaluar të emërtojnë fëmijën e tyre Vladimir Putin, ata ende mund të apelojnë vendimin siç kanë bërë prindërit e tjerë në të kaluarën.

Në vitin 2017, prindërit e një vajze arritën të rrëzonin vendimin e agjencisë tatimore dhe më në fund e quajtën vajzën e tyre Metallica.

Tre emrat më të zgjedhur në Suedi për djemtë janë Lucas, Liam dhe William, ndërsa për vajzat janë Alice, Olivia dhe Astrid.

Share With:
Translate »
63 Views