Zgjohesh keq në mëngjes? Nuk je shtatzënë, ja nga çfarë po vuan…
Sipas doktorëve nëse zgjoheni dhe ndjeheni të sëmurë nuk do të thotë që jeni shtatëzënë.
Dr. Brian Morton u shpreh për Daily Mail në Australi se kjo gjë mund të shkaktohet nga shumë faktorë si çrregullimi i hormoneve, gërhitja në gjumë, stresi dhe depresioni.
Morton tha se çlirimi i hormoneve në tru përcakton nëse jemi njerëz që preferojmë apo jo mëngjeset.
Ai tha se paaftësia e trurit për të prodhuar hormone natyrale si adrenalina na shkaktojnë të përziera dhe ndjehemi të sëmurë.
Kjo varet dhe nga ritmi i ditës dhe i natës i cili është i ndryshëm për të gjithë njerëzit.
Vetë gjumi është një faktor që ndikon për tu zgjuar të sëmurë.
Njerëzit që vuajnë nga gërhitja ,një gjëndje që ju shkakton të mos merrni mirë frymë gjatë natës mund t’ju zgjojë të nesërmen të lodhur dhe t’iu shkaktojë të përziera.
Ata që vuajnë nga depresioni dhe stresi shpesh herë djerësisin dhe sëmuren.
Dr.Morton tha se nëse ankthi dhe stresi shkaktohen prej punës suaj,ai nuk do të kalojë derisa të përballeni me të.
Lajmi i mirë është se të ndjehesh i sëmurë kur zgjohesh në mëngjes është diçka që mund të trajtohet dhe kurohet.
Sugjerohet qe të pihet një gotë me qumësht çdo mëngjes. “Për disa njerëz është dhe më e lehtë,bëni dush dhe hani mëngjes”-shprehet Brian Morton.