Zjarri në Londër, shpëton foshnja që u hodh nga kulla e lartë për siguri

Një foshnje është kapur nga një qytetar i thjeshtë pasi u rrëzua nga dritarja e kullës Grenfell prej zjarrit në Londër.

Dëshmitarja Samira Lamrani tha se pa një grua që i tregonte njerëzve se do ta lëshonte fëmijën nga kati i nëntë apo i dhjetë i ndërtesës 24 katëshe.

“Dritaret ishin paksa të hapura dhe një grua po kërkonte kush ishte gati që të shpëtonte foshnjen pasi ta lështonte nga duart. Dikush e bëri, ishte një burrë që vrapoi për kapur fëmijën,” – tha ajo për Press Association.

Lamrani shtoi se kishte një numër të madh njerëzish që bërtisnin nga ndërtesa, përfshirë fëmijë të cilët kërkonin që të dilnin gjallë që aty.

Sipas raportimeve të policisë, 6 njerëz kanë humbur jetën në zjarrin në Kesington të Londrës dhe pritet që numri të rritet pasi ka shumë të plagosur. ON

Share With:
Translate »
1011 Views