Zyra e Lali Erit nuk ka qenë kurrë më e bukur se kaq; Bashkia Tiranë ndihmon familjet në rrethina

Bashkia ka shpërndarë dhurata për fëmijët që frekuentojnë qendrën sociale të Shkozës. Veliaj i kërkoi fëmijëve që si shpërblim të mësojnë më shumë këtë vit që vjen.

“Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë “Të lutem; Faleminderit”, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë. Nëse fillojmë që sot siç e kemi nisur këtu, që nuk dalim më në rrugë të lypim, nuk shkojmë të mbledhim plehra, nuk humbasim orët e mësimit, por të gjithë siç e kemi nisur mbarë, fokusohemi që të mësojmë fort, ta duam familjen dhe njëri-tjetrin, atëherë Tirana do të jetë qyteti më i mirë në Europë”, tha Veliaj.

Në qendrën sociale në Shkozë ka fëmijë nga rrethina të ndryshme të Tiranës të komuniteteve të ndryshme.

“Gjithmonë kam thënë: Po, Tirana do të zhvillohet, por ama askush nuk do ngelet pas dhe fakti që këtu është krijuar një komunitet fantastik e nuk ka rëndësi se çfarë jemi ne, romë apo egjiptianë, komunitete të tjera, ne jetojmë të gjithë bashkë. Kemi krijuar një hapësirë ku respektojmë njëri-tjetrin, e mbajmë pastër, ku jetohet me më shumë dinjitet, në shtëpi më të mira dhe jo në kasolle te Bregu i Lumit, kemi arritur këtë histori suksesi”, u shpreh kryeministri.

Të gjithë punonjësit e qendrave sociale në Tiranë kanë qenë në gatishmëri këto ditë festash në mënyrë që ata të festojnë njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre.

View this post on Instagram

🤗🤗🤗

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
549 Views