Ҫifti i famshëm bëhen prindër të binjakëve

Lajmi i shumëpritur filloi të bëjë xhiron e botës. Amal Clooney ka sjellë në jetë ditën e sotme binjakët, të cilët janë pagëzuar me emrat Ella and Alexander Clooney. Ҫifti që ditët e fundit kishin anuluar ҫdo aktivitet artistik për të pritur në jetë fëmëjt e tyre të parë, janë shumë të lumtur.

Siҫ mësohet nga mediat ndërkombëtare, Amal gëzon shëndet të mirë së bashku me të sapoardhurit në  jetë, vajzë edhe djalë.

Stan Rosenfield, publicisti i aktorit, pasi bëri të ditur lajmin për mediat, tha se dy binjakët gëzojnë shëndet të plotë, por bëri shaka kur tregoi gjendjen e George Clooney, duke thënë se ka marrë qetësues dhe do të bëhet mirë vetëm pas disa ditësh.

Lajmin e ka ndarë edhe prestigjiozja People. Aktori 56-vjeҫar George dhe 39-vjeҫarja Amal, bashkë me familjarët e tyre janë të gjithë shumë të lumtur, thonë burimet për People. /Revistaclass.al

Share With:
Translate »
1840 Views