Shuma marramendëse që u shpenzua për binjakët e George Clooney
George Clooney u bë baba për herë të parë para disa ditësh me binjakët Alexander dhe Ella dhe lindja e tyre ka kushtuaar 1.3 milionë dollarë.
Një burim i afërt me ciftin ka treguar se janë shpenzuar nga 588 mijë dollarë për çdo natë që Amal ka qëndruar në spitalin privat Westmister.
Vetëm fluturimi nga Los Angeles për në Londër ka kushtuar 30 mijë dollarë, ndërsa masazhistja italiane rreth 5 mijë dollarë.
55-vjeçari duhet të kujdesej edhe për mënyrën e ushqimit prandaj ka marrë kuzhinierin e tij të preferuar nga Italia, i cili ka kërkuar 10 mijë dollarë për të kryer shërbimin.
Duket se Geroge dhe Amal po bëjnë të pamundurën që të plotësojnë nevojat e fëmijëve, edhe pse shifrat që po shpenzohen janë shumë të mëdha që në ditët e para të jetës.