Babai i George Clooney zbulon tiparet e binjakëve, ja kujt i kanë ngjarë

Nuk ka ende foto të binjakëve, megjithatë babai i aktorit, Nick Clooney, ka zbuluar disa detaje. Prezantuesi i dikurshëm amerikan, tashmë në pension, ka thënë që i ka parë dy nipat, Ella dhe Alexander, me Skype FaceTime vetëm dy orë pasi kishin lindur, shkruan Us Weekly.

“Ajo ishte shkëlqyeshëm”, tha ai për Amal. “Fëmijët janë shumë të bukur. Sigurisht, ajo është e bukur.” Ai shtoi edhe një shaka për të birin. “George i kishte sytë e veshur, nuk jam i sigurt që ishte esëll”, shtoi ai.  Binjakët kanë flokë të zinj, kanë marrë nga mamaja e tyre brune, siç ka zbuluar Nick, por për sa u takon tipareve të fytyrës së fëmijëve, mamaja e George, Nina, këmbëngul që i ngjajnë të birit. “Ata janë shumë të bukur,” shtoi Nick Clooney. “Nina është e sigurt që kanë hundën e George. Njëri nga ata. Djali i vogël duket sikur ka hundën e George. Profili i tij i vogël.”

Ai gjithashtu vlerësoi zgjedhjet e George-it dhe Amal0it për emrat e fëmijëve. “Më pëlqejnë jashtëzakonisht emrat e tyre Alexander dhe Ella”. Nick Clooney kishte vetëm lajme të mira për të thënë si gjysh i ri. “Ata duken shumë mirë dhe të dy, George dhe Amal, po ia dalin mrekullisht mirë. Amal po ia del tmerrësisht mirë”, ka thënë ai.

Sigurisht ne do kishim dashur që kur të shihte nipat në FaceTime të bënte edhe një foto, por këtë do e vendosin prindërit e tyre.

Share With:
Translate »
867 Views